Presidenti i kompanisë ruse të naftës Lukoil, Ravil Maganov humbi jetën pasi ra nga dritarja në Klinikën Qendrore Spitalore në Moskë, disa muaj pasi kompania e tij kritikoi pushtimin e Putinit në Ukrainë. “Maganov ka rënë nga dritarja e dhomës së tij të spitalit mëngjesin e sotëm. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë”, ka shpjeguar burimi, duke shtuar se forcat e policisë ishin në vendngjarje dhe po punonin për të përcaktuar shkakun e incidentit të 67-vjeçarit.
Postime te ngjashme
Add A Comment
