Edhe pse protestuesit kanë kërkuar vazhdimisht heqjen e taksave të nafës, kryeministir Edi Rama tha sot në një prononcim live në profilin e tij zyrtar në “Facebook” se ato nuk do të hiqen. Rama sqaroi se taksat e naftës nuk do të hiqeshin sepse kështu nuk do të kërkohej edhe shtrenjtimi i energjisë elektrike.
“Taksat e naftës nuk do të hiqen. Për këtë nuk ka protestë me drita iPhonë dhe bllokim rrugësh me goma X5 që e zhbën. Taksat nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet”, u shpreh Rama.
