Teksa shpalli gjendjen e emergjencës energjetike pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se piku do të jetë në mesin e vitit 2022, duke paralajmëruar se çmimet nuk do të kthehen siç ishin.
“Ajo që na takon është mbrojtja e konsumatorëve tanë, me një rend prioritetesh, duke pasur parasysh ato më shumë në nevojë dhe duke shkuar lart nga biznesi i vogël tek ato me të ardhura më të larta. rendi është nga më të dobëtit te të fortët. Sjell në vëmendje se e vetmja rritje çmimi që ka ndodhur në periudhën e qeverisjes sonë është ajo e vitit 2015 kur jemi futur në reformën e energjisë ku çmimi u vendos në një pikë që nuk e mbulon koston. Diferenca mes çmimit të vjetër dhe të riut në atë kohë për rreth 200 mijë individë dhe familje paguhet sot e gjithë ditën. Pensionistë, familje me ndihmë ekonomike marrin nga shteti 30 milionë dollarë çdo vit si kompensim mes çmimit të vjetër dhe të ri. Bëni llogaritë janë disa gjëra që humbasin nga vëmendja”, tha Rama.
