Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kriza ekonomike, ekspertja Suzana Guxolli: Nuk duhen ndihmuar vetëm shtresat në nevojë! Paketa e qeverisë e pamjaftueshme

09:56 / March 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Suzana Guxolli, eksperte e ekonomisë deklaron se në këtë periudhë gjithmonë ndodhin abuzime dhe tregtarët përpiqen të përfitojmë. Ajo e cilësoi të gabuar strategjinë për të mbështetur vetëm njerëzit në nebvojë duke theksuar se një mbështetje i duhet dhënë edhe biznesit.

“Në këtë periudhë gjithmonë ndodhin abuzime dhe tregtarët përpiqen të fitojnë. Të ardhurat për frymë ne i dimë sa i kemi. Dimë sa ka shkuar inflacioni. Njerëzit i kanë sytë nga qeveria. Dhe është gabim të thuash që unë i kam sytë vetëm për njerëzit në nevojë.

Biznesi po falimentoi nuk ngjallet dot menjëherë. Do i duhet një kohë të ringrihet. Qeveritë e të gjitha vendeve kanë ndërhyrë, kanë hequr një taksë. Në Shqipëri sado të luhatet çmimi në bursë, kosto për konsumatorin është  e vështirë të ulet. Ne do të ishim më mirë që paketën ta kishim bërë si vendet e tjera”, u shpreh Guxolli në RTSH.

Duke folur për paketën e krizës, Guxolli e cilësoi atë të pamjaftueshme. Ajo u shpreh se përballë një situate të tillë, qoftë edhe pasur parasysh edhe periudhën e pandemisë, qeveria nuk duhet të kishte dedikuar aq shumë para për PPP apo për infrastrukturën.

“Më duket e pamjaftueshme paketa e krizës sepse numri i popullsisë në nevojë është i madh. Këto shifra na bëjnë të mendojmë se sa të ndjeshëm janë qytetarët ndaj një luhatje të vogël çmimi. Buxheti parashikoi këto ndryshime që kur u përcaktua. Nga ky buxhet kemi një përmbledhje të masave që duhet të fillonin në korrik dhe u afruan në paketën e rezistencës sociale. Qeveria nuk duhet të kishte dedikuar aq shumë para te PPP-të. Në infrastrukturë shpenzimet duhet të ishin ulur. Mund të kishim bërë pa një tunel dhe pa një rrugë”, tha ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.