Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kriza politike/ “Dialog PS-PD pa parakushte”, kërkesë e BE-së!

20:47 / September 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kocijancic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi Europian ka bërë sërish thirrje që mazhoranca dhe opozita të ulen në dialog për zgjidhjen e krizës pa parakushte, duke vënë edhe më shumë para përgjegjësisë kreun e opozitës, Lulzim Basha, i cili deklaronte më herët se nuk ka marrëveshje pa largimin e Ramës, por që ka shfaqur shenja lëkundjeje, megjithëse ende nuk i është dorëzuar presionit, para të cilit e kanë vënë edhe aleatët e tij, të cilët në mungesë të çdo përfaqësimi, pranojnë të ulen me kryeministrin.

Thirrja këtë herë ka ardhur nga zëdhënësja e BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Maja Kocijancic, e cila u pyet nga Fax News për zhvillimet e fundit në Shqipëri. “Partitë politike duhet të përfshihen në një dialog të mirëfilltë, në një frymë të mirëkuptimit të ndërsjellë, pa parakushte, dhe të tregojnë përkushtim të vendosur për të gjetur konsensus për një rrugë përpara. Këshilli ka identifikuar qartë çështjet që dëshiron të shohë përpjekje të mëtutjeshme, që është ajo që Shqipëria duhet të vazhdojë të japë në funksion të diskutimit të ardhshëm nga Shtetet Anëtare të BE-së në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme më 15 tetor”, është shprehur Kocijancic. Por, siç dihet, deri më sot, vetëm opozita ka vendosur parakushte për të zgjidhur krizën, duke kërkuar largimin e Ramës nga kryeministër, ndërsa Rama gjatë muajit maj i bëri disa herë thirrje Bashës, nëpërmjet 7 letrave drejtuar kreut të opozitës për t’i dhënë fund protestave të rrugës dhe për të gjetur çelësin e zgjidhjes.

Zëdhënësja e BE është pyetur edhe për hetimin e ndërmarrë ndaj Presidentit Ilir Meta, nëse do të ndikojë ndaj vendimit për negociatat, por ajo ka refuzuar të japë një përgjigje. “BE-ja është e vetëdijshme që u krijua një komitet hetimor për këtë çështje dhe se u mbajt seanca dëgjimore që përfshin Presidentin. Çështja u dërgua gjithashtu për shqyrtim në Komisionin e Venecias, i cili do të shqyrtojë aspektet ligjore. Hetimi dhe rishikimi i jashtëm nga Komisioni i Venecias janë duke vazhduar. Prandaj BE nuk ka ndonjë koment”, deklaroi Kocijancic, duke mos ndërhyrë në hetim, derisa të dalë opinioni i Venecias.

Bashkimi europian
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.