Pas një tensioni me patnerin e tij të koalicionit Matteo Salvini, kryeministri i Italisë Giuseppe Conte është shprehur se do japë dorëheqjen.
Conte tha se Salvini është treguar i “papërgjegjshëm” duke çuar në krijimin e një krize të re politike për Italinë për “interesa personale dhe partiake”.
Salvini kishte ngritur një mocion mosbesimi kundër Conte.