Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Krizë globale me falsifikimin e kërkimit shkencor

11:11 / February 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Anuttama Kulkarni Feature image 4b32b63c5c28c858e051e9d1a2a717a1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazeta “The Guardian” e cilëson si majën e ajsbergut të mashtrimit shkencor. Fjala është për publikimin e punimeve shkencore të rreme në media të specializuara të cilat po lënë të kalojë një valë falsifikimesh qe kërcënojnë seriozisht kredibilitetin e kërkimit shkencor. Vitin e kaluar sipas gazetës në fjalë, numri i punimeve të kthyera pas nga revistat arriti në 10 mjë.

Sipas profesore Dorothy Bishop nga Oxford, dëmi është shumë i madh aq sa “në shumë fusha ndërtimi i qasjeve kumulative është i vështirë për shkak të bazës së gjetjeve të besueshme”.

Fillesat kjo dukuri i ka në Kinë, ku doktorëve të rinj u kërkohet të kenë publikuar punime shkencore. Dhe ente të caktuara nisën të ofrojnë punë të fabrikuara për publikim në revistat kineze. Nga Kina praktika kaloi në Indi, Iran, Rusi, ish-republikat sovjetike dhe Europën Lindore me punime që në pamje të parë ngjajnë të rregullta e që më e keqja, edhe për këtë arsye, integrohen më pas në baza të mëdha të dhënash që shfrytëzohen nga të tjerë që punojnë për zbulimin e ilaçeve.

Ka raste më befasuese që flasin për mungeaë të plotë të redaktimit shkencor. P.sh një punim mbi ideologjinë marksiste u publikua në revistën “Computational and Mathematical Methods in Medicine”. Dukuria ka vetëm rritje.

Revista “Nature” vë në dukje se në vitin 2013 u kthyen 1000 punime në 2022 kishte 4000 të tilla dhe më 2023, 10 000. Po flitet pra për një “ndotje të dijes shkencore” që çon në krizë të vërtetë, korrupsion sistematik që priret të bëhet sistemik, i cili u pa edhe në pandemi. /ResPublica/

kërkimi shkencor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Uragani Isaias godet Florida-n, erërat arrijnë 169 kilometër për orë, mbi 500 mijë familje mbeten pa energji elektrike

17:41 / October 10, 2026

Zelensky: Finlanda do ta furnizojë Ukrainën me municione për avionë F-16 në ditët në vijim

17:01 / October 10, 2026

Putin: Shitjet e naftës ruse në SHBA dhe tregjet globale, përfitime për ekonominë botërore

15:41 / October 10, 2026

Të rinjtë izraelitë djathtas, trauma e 7 tetorit ndikon votën e parë, siguria përpara ekonomisë dhe paqes

14:41 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.