Mançester Junajtid ka pësuar një humbje të papritur në ndeshjen e kësaj të shtune ndaj ekipit të Everton, i cili renditet në vendin e 17-t në “Premier Ligë”.
Skuadra e drejtuar nga Frenk Lampard befasoi “Djajtë e kuq” me një gol të Gordon në minutën e 17’, gol i cili ishte vendimtar në këtë përballje.
Pas pësimit të golit, Junajtid nuk arriti dot të regaonte dhe të thyente mbrojtjen e Everton, çka tregon se skuadra e drejtuar nga Ralf Ragnik ndodhet në një situatë mjaft të vështirë.
Theksojmë se Mançester Junajtid tashmë gjendet në vendin e 7-t në renditje, me Ligën e Kampioneve që duket një mirazh i largët në horizont.