Një tërmet i fuqishëm preku mesditën e kësaj të marte Kroacinë duke shkaktuar dhe viktima.
Tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter kishte epiqendër Petrinjen ku shkaktoi dëme materiale dhe të pastrehë.
Nga Zagrebi na vijnë pamjet e shqiptarit nga Hasi Alban Morina i cili ka shpërndarë bukë falas për të prekurit nga tërmeti.
Ai është pronari i një furre në zonat e prekura ka filluar të shpërndajë bukë për të pastrehët për të përballuar situatë.
