Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kroacia e Afganistani i bashkohen Kosovës dhe Shqipërisë, bojkotojnë ceremoninë e Nobelit

23:08 / December 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
handke nobeli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kroacia është shteti i radhës që konfirmon se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për letërsinë. Nesër pritet t’i jepet çmimit austriakut Peter Handke, por Zagrebi thekson se do të bojkotojë për shkak të mbështetjes që shkrimtari i ka dhënë Sllobodan Milloesheviçit.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë ka vendosur që ambasadori i Kroacisë të mos marrë pjesë në ndarjen e çmimit Nobel në Stokholm, për shkak të ndarjes së çmimit për personat e angazhuar politikisht në mbështetjen e politikës së madhe serbe të Sllobodan Millosheviçit në vitet e 90’ta të shekullit të kaluar”, thuhet në një reagim të Ministrisë së Jashtme të Kroacisë.

Kosova ishte shteti i parë që konfirmoi se do të bojkotonte ceremoninë e Nobelit, duke marrë mbështetjen e menjëhershme të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Turqia dhe Afganistani janë dy shtete të tjera që kanë njoftuar gjithashtu bojkotin e ceremonisë.

Përzgjedhja e Handke-s si laureat i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019 shkaktoi reagime në rajon dhe më gjërë.

Handke i cili ishte një admirues i madh i Millosheviçit, në një shkrim të publikuar gjatë luftës në Kosovë, kishte shkruar “Nëse mbështetni serbët, çohuni në këmbë”.

Autori austriak kishte theksuar se asnjëherë nuk beson se serbët kanë kryer gjenocid në Srebrenicë. Ai gjithashtu kishte vizituar në burg Millosheviçin dhe kishte bërë përpjekje për të dëshmuar në favor të tij. Handke poashtu kishte marrë pjesë në varrimin e Millosheviçit në vitin 2006, ku në fjalim ishte shprehur se “Këtu gjendem për Jugosllavinë, Serbinë, Sllobodan Millosheviçin”.

Më herët zv.kryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli bëri me dije se edhe Afganistani ka dekleruar se do ta bojkotojë këtë ceremoni.

Bojkot kosova e shqiperia kroacia e afganistani Nobeli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.