TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Për 20 minuta vidhnin shtëpitë, kamerat e sigurisë fokusojnë dy gratë hajdute në Athinë

20:25 / January 31, 2023

Hakerat sulmojnë “Air Albanian”: Keni kohë deri në 14 shkurt për paratë!

20:16 / January 31, 2023

Deizi reagon për videon +18 të Efit

20:13 / January 31, 2023

Themeluesi i PD-së, Vata: Dega lokale e Matit plot me spiunë dhe me ish-kryetarë komunash hajdutë

19:56 / January 31, 2023

Berisha: Rama përdori zyrtarin e FBI për të ndihmuar miqtë “non grata”, tentoi të shuajë pluralizmin

19:56 / January 31, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Kroatët përballen me rritje të çmimeve pas futjes në Eurozonë

15:35 / January 21, 20232 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pa kaluar një muaj që kur Kroacia u bashkua me eurozonën dhe zëvendësoi monedhën e saj, me euron, shumë kroatë po ankohen për rritje të çmimeve që sikurse thonë është e pajustifikuar. Vendi gjithashtu po përballet me një nivel të lartë inflacioni.

Që kur Kroacia u bë vendi i 20-të që fut në përdorim euron, prej 1 janarit të këtij viti, shitësit me pakicë janë akuzuar se e përdorin situatën për të rritur fitimet.

Disa ekspertë thonë se dyqanet po rrumbullakosin çmimet në euro ose po rrisin ato deri në 50 për qind, në vend që thjesht t’i konvertojnë në euro. Sipas kursit zyrtar 1 euro shkëmbehet me 7.53 kuna kroate.

Por tregtarët me pakicë fajësojnë inflacionin e lartë. Nga ana tjetër qeveria njoftoi masa, përfshirë dërgimin e inspektorëve në dyqane, si dhe duke kërkuar nga zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për të raportuar çmimet e çdo produkti, çdo dy javë.

Të premten, inspektorati shtetëror njoftoi se pas një kontrolli në rreth 1,000 dyqane, kishte identifikuar një rritje të pajustifikuar të çmimit në rreth një të katërtën e tyre. Ata thanë se kishin vendosur më shumë se 240 gjoba.

“Sa dola nga dyqani, janë rritur çmimet për çdo gjë. Ata po i rrumbullakosin çmimet, duke i rritur, s’kemi çfarë të bëjmë”, thotë Jasna Jankoviq, një pensioniste nga Zagrebi.

“Kur shoh produktet më elementare, gjalpin, bukën, qumështin, çmimet janë të papërballueshme për to. Kjo nuk është rritja për të cilën na paralajmëruan, është 10 ose 20 për qind më shumë”, thotë Damar Arbanas, një tjetër pensionist nga Zagrebi.

Tre kompani që ofrojnë shërbime të telekomunikacionit njoftuan se do të rrisin çmimet në shkurt.

Megjithatë ka nga ata që thonë se debati mbi rritjen e çmimeve është i ekzagjeruar.

“Çdo vend që ka futur euron u përball me këto probleme. Jemi ne që duhet të mësohemi të llogarisim nga euro në kuna, sepse ne ende i konvertojmë çmimet fillimisht në kuna, në vend që të bëjmë llogaritjet në euro”, thatë Zeljka, pensioniste nga kryeqyteti kroat, Zagreb.

Në dhjetor, norma e inflacionit ishte 13.1 për qind, duke shënuar një rënie të vogël nga niveli më i lartë historik prej 13.5 për qind i regjistruar në nëntor.

Çmimi i pothuajse çdo gjëjë u rrit gjatë pjesës më të madhe të vitit 2022. Autoritetet fajësuan inflacionin për rritjen e kostos së energjisë dhe problemet me furnizimin shkaktuar nga lufta në Ukrainë./ Voa

çmimeve Eurozonë Kroatët
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Për 20 minuta vidhnin shtëpitë, kamerat e sigurisë fokusojnë dy gratë hajdute në Athinë

20:25 / January 31, 2023

Të shtënat me armë zjarri në SHBA, 10 të plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike për jetën

19:31 / January 31, 2023

Studimi: Kanabisi rrit kënaqësinë seksuale, sidomos tek gratë

19:11 / January 31, 2023

Gruaja fshehu të dashurin në dollap, djali i saj dhe ish-burri e dhunojnë për vdekje

18:49 / January 31, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Për 20 minuta vidhnin shtëpitë, kamerat e sigurisë fokusojnë dy gratë hajdute në Athinë

20:25 / January 31, 2023

Hakerat sulmojnë “Air Albanian”: Keni kohë deri në 14 shkurt për paratë!

20:16 / January 31, 2023

Punë në Europë pa lëvizur nga Shqipëria

19:29 / January 31, 2023

23 të arrestuar për trukime ndeshjesh në Spanjë, vendosnin baste të vogla

18:51 / January 31, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Për 20 minuta vidhnin shtëpitë, kamerat e sigurisë fokusojnë dy gratë hajdute në Athinë

20:25 / January 31, 2023

Hakerat sulmojnë “Air Albanian”: Keni kohë deri në 14 shkurt për paratë!

20:16 / January 31, 2023

Deizi reagon për videon +18 të Efit

20:13 / January 31, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.