Një automjet ka marrë flakë në ecje paraditen e sotme në afërsi të Urës së Mifolit. Drejtuesja e mjetit e frikësuar nga flakët që ka parë në kroskot ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen. Për pasojë është plagosur pasagjerja, e cila po merr kujdesin e nevojshëm shëndetësor.
NJOFTIMI I PLOTE
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:20, në afërsi të urës së Mifolit, në ecje e sipër ka marë flakë mjeti tip “Opel” me drejtuese shtetasen E. D., 42 vjeçe, banuese në Durrës.
Paraprakisht dyshohet se automjeti ka marë flakë pas një shkëndije elektrike në kroskot.
Për shkak të shkëndijës, drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja në mjet, shtetasja F. R, 51 vjeçe, banuese në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
