Raportohet se rreth orës 07:50, në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura e Gjolës ka ndodhur një aksident automobilistik.
Për pasojë, 2 makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke bërë që nga përplasja të mbeten të lënduar 4 persona, 2 shoferët e automjeteve të përfshira në aksident dhe 2 pasagjerët, B. K., dhe K. L., të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:50, në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura e Gjolës, një automjet me drejtues shtetasin B. L., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. Ll. Si pasojë e përplasjes janë lënduar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeret B. K., dhe K. L., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.