Policia e Krujës ka sekuestruar një sasi prej 26 kg kanabis sativa, duke vënë më pranga poseduesin e saj. Sipas policisë, në sajë të operacionit të koduar “Noja 3” është arrestuar B.M 44 vjeç.

NJOFTIMI

Policia e Krujës ka sekuestruar një sasi prej 26 kg kanabis sativa, duke vënë më pranga poseduesin e saj. Sipas policisë, në sajë të operacionit të koduar “Noja 3” është arrestuar B.M 44 vjeç.

Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “NOJA 3”.

Operacioni nga Policia e Krujës në bashkëpunim me DVP Durrës dhe F.L.O, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës.

Sekuestrohen rreth 26 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës e F.L.O, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “NOJA 3”.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit B. M., 44 vjeç, banues në fshatin Nojë, Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here