Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kryebashkiakja e njohur provokon ashpër myslimanët në këtë vend shumë pranë Shqipërisë

20:54 / July 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mysliman
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e një bashkie italiane ka nxitur polemika në vend me deklaratën e saj kundër praktikës së hyrjes në det me veshje të tjera përveç rrobave të banjës dhe bikinit.

Anna Maria Cisin ka nxitur kryesisht reagimet e myslimanëve, pasi pasi deklarata e saj për qëndrimin në plazh me rroba si të papranueshme, ishte ngacmuese për ta.

“Është një destinacion turistik dhe për këtë arsye sjellja e të huajve muslimanë që zakonisht hyjnë në ujë me rrobat e tyre është e papranueshme. Një praktikë që po shkakton konfuzion dhe që krijon pasoja të padurueshme për kodin e mirësjelljes”, tha ajo.

Në një letër të hapur drejtuar komunitetit lokal mysliman, kryebashkiakja e Monfalcone shton: “Ata që vijnë nga realitete të tjera nga tonat, kanë detyrimin të respektojnë rregullat dhe zakonet“.

“Duhet të pushojë praktika e daljes në plazh dhe futjes në ujë me veshje të tjera përveç rrobave të banjës. Nuk mund të pranohen format e ‘islamizimit’ të territorit tonë, të cilat shtrijnë praktika me vlera të dyshimta nga pikëpamja e dekorit dhe higjienës”, pohon në mënyrë të detyrueshme Cisin, anëtare e Lega Nord.

Kryetarja e bashkisë më tej shkruan: “Sjellja e dëmshme për respektin dhe dinjitetin e nevojshëm në frekuentimin e këtyre vendeve publike ndikon negativisht në atraktivitetin dhe ka pasoja për drejtuesit e shërbimeve. Kjo sjellje e papranueshme ndodh në një kontekst në të cilin ka dëme gjithnjë e më të mëdha ndaj normave, parimeve dhe formave që rregullojnë jetën e komunitetit, duke rrezikuar kështu zgjerimin e përçarjes në marrëdhëniet midis shumicës dërrmuese të banorëve të Monfalcone-së dhe komponentit islamik.”

Kryebashkiakja myslimanet provokim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.