Vijon puna për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare “Rexhep Kërtuka” në fshatin Frankth të Njësisë Administrative Kom.
Lajmin e mirë e ka dhënë kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj i cilin siguron se ky vit i ri shkollor i gjen institucionet arsimore me kushte shumë herë më të mira.
“Vijon puna për ndërtimin e Shkollës 9-Vjeçare “Rexhep Kërtuka” në fshatin Frankth të Njësisë Administrative Konsi. Ndërkohë në institucionet e tjera arsimore të Bashkisë Mat vijon puna me lyerje, sistemin dhe rregullime të nevojshme për të nisur vitin e ri shkollor”, thekson kryebashkiaku Malaj.






