Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar nismën e kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci, i cili priti në takim krerët e komuniteteve fetare.
“Një gjest i bukur i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Becit, ndarja e bukës me kripë (dhe zemër) në vigjiljen e festave të fundvitit me krerët e komuniteteve fetare në Shkodër dhe përfaqësinë e anëtarëve të Këshillit Bashkiak, meriton një përgëzim me duartrokitje”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.
Lexo edhe :
Related Posts
Me mesazhin ”bukë, kripë e zemër”, për herë të parë në bashkinë e Shkodrës janë bërë bashkë klerikët e zonës dhe përfaqësuesit politik. Kryebashkiaku Benet beci, thekson se harmonia fetare që Shkodra e ka simbol të sajin, ”jemi bashkë për t’i shërbyer Shkodrës në zhvillimin e saj”.