Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryebashkiaku Beci zbret në plazhin e Velipojës: Përmirësim i shërbimeve të pastrimit dhe menaxhim i hapësirave publike

20:52 / July 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
515678504 1300962265365219 26089027718512546 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i bashkisë Shkodër, Benet Beci këtë të shtunë ka ndjekur nga afër menaxhimin e hapësirave në plazhin e Velipojës. Beci tha se ka subjekte private që vijojnë të tentojnë të abuzojnë me hapësirat publike të dedikuara për pushuesit, por ashtu si edhe në nisjen e sezonit, po përballen me masa administrative pa asnjë tolerim nga Policia Bashkiake.

”Pata mundësinë të takoja pushues të ndryshëm në plazh dhe të njihesha me disa prej shqetësimeve të tyre. I sigurova se Bashkia Shkodër e ka në vëmendje të veçantë plazhin e Velipojës, me fokus në përmirësimin e shërbimeve të pastrimit dhe menaxhimin e hapësirave publike”, vijoi ai.

Kryebashkiaku i Shkodrës shtoi edhe se po bëhet gati edhe plazhi i menaxhuar nga Bashkia, i cili do të ofrojë kushte të përshtatshme për çdo pushues që frekuenton Velipojën, me një tarifë prej vetëm 400 lekësh për një çadër dhe dy shezlongë.

”I është kërkuar firmës së gjelbërimit që urgjentisht të marrë masa për vënien në punë të shatërvanit në qendër të shëtitores, zëvendësimin e pompave të ujit dhe krijimin e një mjedisi sa më komod për të gjithë pushuesit që zgjedhin Velipojën”, tha Beci. Lirimi i hapësirave publike nga zaptimet do të jetë fokusi i punës së pushtetit vendor dhe drejtuesve të bashkive në të gjithë vendin këtë muaj.

515401060 1300962258698553 8212887978696576363 n
515561030 1300962248698554 3752156986810336212 n
515678504 1300962265365219 26089027718512546 n
516456349 1300962252031887 5244583359257130752 n
515969291 1300962262031886 8884195344884723403 n
516082617 1300962242031888 6559688853002563020 n
515707685 1300962225365223 617649478505283717 n

benet beci plazh Velipoje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndërron jetë At Nikolla Marku, prifti i Kishës “Shën Maria”

08:49 / July 20, 2025

Berisha pret në selinë blu deputetin e Forza Italia: Mbështetje e fortë për PD

21:39 / July 19, 2025

Bulmeti dhe mishi pa fatura, Rama tregon bilancin: 32 ton të sekuestruara në 6 ditë

21:15 / July 19, 2025

Tronditen turistët! Taraj dhe Pashaj pronarë hotelesh, sherr fizik për çadrat e plazhit

20:54 / July 19, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.