Kryebashkaiaku i Kievit, Vitali Klitschko është shprehur se ukrainasit janë gati të luftojnë për të mbrojtur vendin dhe familjet e tyre.
I veshur me antiplumb, para mediave, ku ndodhej edhe Top Channel, Klitschko tha se Putin po bën gabim të madh, prej të cilit po vdesin shumë persona.
Teksa i kërkoi Europës të qëndrojë krah Ukrainës, kryebashkiaku tha se Putini është rrezik i madh për të gjithë botën.
“Nëse Rusia mendon se njerëzit janë zhgënjyer dhe në presion e ka gabim. Njerëzit duan të luftojnë, çdo ditë njerëzit më luten, na duhen armët, jemi gati të mbrojmë familjet dhe qytetet tona. Nëse flasim për gabime, është gabim i madh gjithë ky shkatërrim. Sa njerëz duhet të vdesin nga ky gabim i forcave ruse. Për Europën, qëndroni krah Ukrainës. Bashkimi është çelsi ynë. Presion ndaj Rusisë, sanksione. Ne duam mbështetje tani të ndalojmë luftë, duhet të ndalojmë vrasjen e njerëze dhe fëmijëve.”
Mesazhi për Putin?
“S’ka arsye të flasim për të, është rrezik i madh për të gjithë botën.”
