Kryetari i bashkisë Kolonjë, Erion Isai është paraqitur këtë të enjte në SPAK. Prokuroria zgjati me tre muaj hetimet për Isain dhe 5 zyrtarët e tjerë të bashkisë që akuzohen për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankade publike”, “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”. Ata u morën të pandehur nga SPAK në fund të shtatorit në lidhje me dy tendera atë të rrugës Korçë-Ersekë dhe për Ujësjellësin e Kolonjës.
Postime te ngjashme
Add A Comment
