Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj prej fillimit të pandemisë globale ka qëndruar pranë qytetarëve në nevojë ndërkohë që është kujdesur që puna të vijojë normalisht në të gjitha drejtoritë. Pas dezinfektimit të të gjitha objekteve, shpërndarjes së ndihmave ushqimore në tetë njësitë administrative, është punuar nga Ndërmarrja e Shërbimeve Bashkiake në lulishte, trotuare dhe oborre pallatesh. Ndërkohë Policia Bashkiake së bashku me Policinë e Shtetit dhe atë Ushtarake kanë zbatuar me korrektësi vendimet e Qeverisë dhe udhëzimet e dikastereve. Malaj nëpërpjet një postimi në fb falenderon qytetarët matjanë për qytetarinë e treguar.
Postimi i Malajt:
Burreli sot menjëherë pas
kufizimit të lëvizjes. Kjo nuk është pamje e re për ne.
Gjatë këtyre javëve njerzit tanë kanë treguar një nivel të lartë ndërgjegjësimi
duke respektuar të gjitha udhëzimet dhe këshillat e institucioneve. Prandaj,
deri tani Bashkia e Mat qëndron jashtë hartës së të prekurve me COVID-19.
Të vijojmë me të njëjtin përkushtim të respektojmë rregullat dhe të shpresojmë
qe do tja dalim.
Sonte, dua vetëm t’Ju Falënderoj nga zemra për vetëdijën e lartë qytetare që
keni dëshmuar këto javë
