Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryebashkiaku i Vlorës: Do lirojmë hapësirat publike, aksioni s’ka lidhje me deklaratat e Ramës

15:37 / July 5, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
1749826961 ermaldredha
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bashkia dhe Policia e Vlorës kanë nisur këtë të shtunë një aksion për lirimin e hapësirave publike të zaptuara padrejtësisht. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha thotë se këto janë punë të mbartura që duheshin bërë prej kohësh. Teksa u pyet nëse ky aksion erdhi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë, Dredha e mohoi diçka të tillë, por shtoi se kjo është një punë e përbashkët në shërbim të komunitetit. Ai tha gjithashtu se i duhet dhënë më shumë vlerë hapësirave të përbashkëta publike në qytetin e Vlorës.

Dredha: Normalisht duhej bërë me kohë. Këto janë të mbartura edhe prej shumë vitesh tashmë. Por edhe logjika e asaj që po përçojmë prej kohësh, që duhet të promovojmë turizmin dhe Vlorën si destinacion turistik, patjetër që duhet t’i japim vlerë më të madhe edhe pjesës së hapësirave publike.

Edhe aty ku ka ndonjë çedencë për sa i përket edhe miratimit apo kontratave që mund të jenë dhënë në rrugë të ndryshme gjatë këtyre viteve, do të shikojmë mundësinë si do t’i lirojmë, me qëllim që t’i rikthehen përsëri komunitetit. E bëmë tani, sepse tani e shikojmë më të arsyeshme që të marrim masa konkrete që të bëjmë diçka.

Pyetje: Pse tani, apo pas deklaratës së Ramës?

Dredha: Nuk ka lidhje me deklarata, ka lidhje me impenjim të të gjithëve. Edhe vitin e kaluar kanë qenë të zëna dhe ne duhet të bëjmë çmos t’ja kthejmë hapësirat qytetarëve. Nuk ka pasur kontrata për Shkollën e Marinës. Ju e shikoni edhe rezultatin, ato janë hequr.

aksion Ermal Dredha pastrim Rama Vlorë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Prej dy ditësh vijon zjarri në malin e Dukatit, terreni vështirëson ndërhyrjen

10:20 / July 8, 2025

Rama: Korsitë e reja në superstradës Tiranë-Durrës, drejt përfundimit

09:40 / July 8, 2025

Përmbytjet katastrofale në Teksas, deri tani 100 viktima!

09:20 / July 8, 2025

Në qeli që nga 10 shkurti, Veliaj seancë në Gjykatën e Lartë

09:00 / July 8, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.