Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale problematikën e plehrave në plazhet shqiptarë për të dhënë dhe një detaj se çfarë parashikon ligji i ri për vijën bregdetare.
Sipas Ramës, do të jetë shteti ai që do të marrë përgjegjësinë për administrimin e plazhit, kompetencë që deri më sot e kanë njësitë vendore në këto zona.
Ai i referohet rastit në Golem, në administrim të bashkisë së Kavajës, duke thënë se kryebashkiaku që sapo ka marrë detyrën është marrë pikërisht me pastrimin e plehrave në zonën turistike, duke thënë se “duke u marrë me mbrojtjen e kështjellës së revolucionit imagjinar që s’do ta dorëzonte i gjallë, kryebashkiaku kreshnik i Kavajës ka harruar me muaj të tërë, të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit”
Ja çfarë shkruan Rama:
Duke u marrë me mbrojtjen e kështjellës së revolucionit imagjinar që s’do ta dorëzonte i gjallë, kryebashkiaku kreshnik i Kavajës ka harruar me muaj të tërë, të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit🤮
Vazhdon edhe me ndihmën e pushuesve, evakuimi i kodrave me plehra nga kryebashkiaku i ri, që ende s’ka bërë javën në detyrë🤝
Ndjesë pushuesve të Golemit për këtë mysybet🙏
Me ligjin e ri për Vijën Bregdetare dhe marrjen në dorë nga shteti të përgjegjësisë për administrimin e saj, kam besim se sezoni i ardhshëm do të jetë pa zaptues plazhesh, pa shurdhues veshësh, pa kodra e fusha plehrash
