Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj, ka bërë me dije shpërndarjen e apartamenteve me kosto të ulët për 25 familje të pastreha në Mat. Programi është realizuar nga Enti Kombëtar i Banesave në bashkëpunim me Bashkinë Mat, duke u mundësuar familjeve përfitimin e banesave të reja. Nga këto, 15 familje kanë marrë apartamente 2+1, ndërsa 10 të tjera kanë përfituar apartamente 1+1. Malaj gjithashtu ka vlerësuar angazhimin e drejtorit të Entit Kombëtar të Banesave, Stefan Çipa, për përmbylljen e suksesshme të këtij projekti.
Kryebashkiaku Malaj jep lajmin, 25 familje në Mat përfitojnë apartamente të reja me kosto të ulët
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment