Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kryebashkiaku promovon vlerat historike dhe turistike të Matit

14:56 / May 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kalaja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agron Malaj, kryetar i Bashkisë Mat prej kohësh promovon vlerat historike, kulturore, artistike, turistike të rrethit.

Sot kryebashkiaku ka publikuar një video që tregon Kalanë e Xibrit e cila ndodhet pak metra mbi Rrugën e Arbërit dhe mbart vlera të mëdha historike.

“Pavarësisht se muret rrethuese janë të rrënuara ato përbëjnë dëshmi të rëndësishme jo vetëm për ekzistencën e një kalaje të hershme ilire në krahinën e Matit por dëshmojnë edhe për një shkallë zhvillimi të hershëm të kësaj zone”, shkruan Malaj.

Postimi i plotë i Agron Malaj:

Kalaja e #Xibrit është një ndër kalatë më të hershme të krahinës Mat që daton në shekujt IV-II p.e.s.

Kalaja ilire e Xibrit shtrihej në një majë shkëmbor në lartësinë mbi 963 m mbi nivelin e detit, në malin e Darsit në njësinë administrative të Bashkisë Klos. Kjo kala në Mat, zinte një pikë kyçe në rrugën që të çonte nga Shkalla e Tujanit-Qafë Murrize-Dibër-Maqedoni dhe ishte më tepër si një pikë vrojtimi e tipit të fortifikuar.

Kalaja duke qenë e ndërtuar në majë të lartë shkëmbore ka patur një mbrojtje natyrore poshtë saj në pjesën jugore të kalasë shtrihej “Sheshi i kalasë” që rrethohej me mure rrethuese të thata pa gëlqere që përfaqësonte edhe vëndin ku shtriheshin banesat. Muret rrethuese të “sheshit kalasë” me trashësi që arrijnë deri në tre metra kanë shërbyer edhe si mbrojtje të vendit ku shtriheshin banesat ose vendbanimi në formën e një qyteze të vogël ilire.

Gjurmët e mureve rrethuese të kalasë Xibrit janë të dukshme edhe në ditët e sotme.

Pavarësisht se muret rrethuese janë të rrënuara ato përbëjnë dëshmi të rëndësishme jo vetëm për ekzistencën e një kalaje të hershme ilire në krahinën e Matit por dëshmojnë edhe për një shkallë zhvillimi të hershëm të kësaj zone.

Ndërtimi i “Rrugës Arbërit” do ndikojë që kjo kala të jetë më e aksesueshme për turistët e huaj dhe vëndas.

#EjaNëMat

#MatiBukur

Agron Malaj propovon vlerat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.