Pas largimit të mbetjeve urbane nga qendrat e banuara dhe vënien në efiçencë të administratës së Bashkisë Mat, kryebashkiaku Agron Malaj po tregon vëmendje për ekipin e futbollit dhe terrenet sportive.
Ai ka nisur bashkëpunimin me administratorin e Klubit të Futbollit Bajram Ballabani dhe drejtuesit e rinj të skuadrës së Burrelit duke e vënë theksin në sigurimin e lojtarëve cilësorë, zhvillimin me korrektësi të stërvitjes, rritjen e disiplinës në skuadër si në ndeshje dhe në fazën përgatitore, dhe përmirësimin e kushteve në stadiumin “Liri Ballabani”.
Prej ditësh kanë nisur punimet për ndryshimin e situatës në mjediset e stadiumit, tribuna, dhomat e zhveshjes, shkallët e impiantit, ujitjen dhe largimin e mbetjeve nga mjediset e stadiumit, etj. Gjithçka po përgatitet për ndeshjen e parë të sezonit që nis me 14 shtator 2019. /tirananews.al/