Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kryediplomatët e Kosovës dhe Izraelit zhvillojnë bisedë telefonike

21:20 / October 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Izrael Kosove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla, tha se ka zhvilluar një “bisedë historike” me ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi. Kjo bisedë, sipas saj, shënon një hap të rëndësishëm përpara në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit.

“Së bashku ramë dakord për të zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit në Jeruzalem sa më shpejt të jetë e mundur, dhe vendosëm të shkojmë përpara menjëherë me një grup të përbashkët pune për të materializuar këtë arritje”, tha Haradinaj-Stublla.

Edhe Ministria e Jashtme e Izraelit, përmes një njoftimi, konfirmoi se Kosova do të dërgojë një delegacion në Izrael për të vënë në lëvizje proçesin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Njohja reciproke midis Kosovës dhe Izraelit është e përfshirë në një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova është zotuar se do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe se do ta hapë misionin e saj diplomatik në Jerusalem, ndërsa Serbia është zotuar se do ta zhvendosë ambasadën e saj ekzistuese në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

Konfirmimin për hapjen e ambasadës në Jerusalem, Haradinaj-Stublla tha se ia ka shprehur edhe kryediplomatit izraelit. Ajo tha se është ftuar për vizitë në Izrael.

biseda i k

bisede izraelit kosoves
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.