Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kryediplomati kinez viziton Moskën, zotohet për thellim të bashkëpunimit Kinë-Rusi

17:51 / February 22, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
iii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryediplomati kinez, Wang Yi u prit në Moskë nga presidenti rus Vladimir Putin. Me këtë rast, ai shprehu zotimin e vendit të tij për thellim të bashkëpunimit me Rusinë. Presidenti rus Vladimir Putin tha se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë arritur një pikë të re.

Kjo është vizita e nivelit më të lartë në Rusi nga një zyrtar kinez që kur dy vendet nënshkruan marrëveshjen e partneritetit “pa kufij”, disa javë para sulmit rus kundër Ukrainës. Vizita vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin se Pekini mund të jetë duke shqyrtuar furnizimin me armë të Moskës.

Presidenti rus Vladimir Putin tha gjatë takimit me kryediplomatin kinez Wang Yi se tregtia dypalëshe mes Pekinit dhe Moskës ka tejkaluar pritshmëritë dhe se së shpejti mund të arrijë në vlerën e 200 miliardë dollarëve në vit, nga 185 miliardë dollarë që ishte më 2022.

“Presim një vizitë të Presidentit të Republikës Popullore të Kinës në Rusi. Jemi pajtuar për këtë. Gjithçka po përparon, gjithçka po shkon drejt zhvillimit. Ne po arrijmë kufij të rinj”, tha zoti Putin.

Zoti Wang i tha presidentit rus se marrëdhëniet midis dy vendeve i rezistuan trysnisë së një situate të paqëndrueshme ndërkombëtare dhe se krizat paraqesin mundësi të reja.

Marrëdhënia midis Kinës dhe Rusisë, tha zoti Wang, nuk nënkupton qëndrim kundër ndonjë vendi tjetër, por shtoi se Pekini nuk do t’i nënshtrohet trysnisë nga palët e treta, një deklaratë që shihet si goditje ndaj Shteteve të Bashkuara.

“Jemi të gatshëm të punojmë me palën ruse për të thelluar besimin e ndërsjellë politik, për të forcuar bashkëpunimin strategjik, për të zgjeruar bashkëpunimin praktik të gjithanshëm dhe për të luajtur një rol më të madh në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave legjitime të dy vendeve tona”, tha zoti Wang.

Komentet vijnë mes shqetësimeve të Shteteve të Bashkuara se Pekini mund ta ndihmojë sulmin rus kundër Ukrainës përmes furnizimit me armë.

Kjo mund të përshkallëzojë luftën në Ukrainë, në një konfrontim midis Rusisë dhe Kinës në njërën anë dhe Ukrainës dhe aleancës ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në anën tjetër.

Presidenti Xi pritet të mbajë një “fjalim paqeje” të premten. Kievi thotë se nuk mund të flitet për paqe me trupat ruse në Ukrainë.

Kina është blerësi më i madh i naftës ruse, një nga burimet kryesore financiare të Moskës.

Ditë më parë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi për pasoja nëse Kina ndihmon sulmin rus kundër Ukrainës.

Pas takimit me kryediplomatin kinez Wang, Sekretari Blinken tha se Uashingtoni është i shqetësuar se Pekini po shqyrton mundësinë e furnizimit me armë të Moskës, gjë që është mohuar nga Kina./ VOA

bashkëpunim Kinë-Rusi Moskë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.