Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kryefamiljari: Ushqej fëmijët nga kazanët e plehrave, jeta skëterrë

22:40 / March 22, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klipi i peste dhe i gjashte prinderit ne Fier
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Varfëria në familjen Çuko në Ferm-Çlirim të Fierit është ekstreme. Nëna e fëmijëve Erjona tregon e përlotur se fëmijët i ka rritur me bukë thatë

Erjona: kam vuajtur shumë, fëmijët edhe tre ditë pa bukë kanë qëndruar. Kur nuk kisha bukë thatë, u jepja vetëm ujë. E kam pasur shumë të vështurë për ti ushqyer. Komshija bënte buke dhe na i falte. Motra me jepte thesin me miell të ushqeja fëmijët. Një bidon qumësht nuk kam pasur tu jap. I kam rritur me ujë me sheqer, sheqerin e merrja me listë në dyqan. Për tu blerë librat morëm overdrafdt, sot shlyejmë borxhet pasi u blemë fëmijëve rroba dhe libra shkolle. Unë kam punuar pastruese më parë, vëllai më ka vdekur nga leucemia.

Kur isha shtatëzanë, doja ti abortoja fmëijët. Më doli vëllai në ëndërr më tha do ti mbash fëmijët. Mora vesh që kisha dy binjakë, qava me të madhe, u bëra me pesë fëmijë. Kemi pasur skonflikte me pronat që kemi pasur më parë. Nëse më ndihmoni vetëm për këta fëmijë, një cati në kokë, do mundohem më shumë për këta fëmijë. Nuk dua të vuajnë më jemi në shtëpinë e botës këtu.

Nga rrëfimi i Erjonës, producenti ekzekutiv Ilir Hoxholli nuk i ka mbajtur dot lotët. Erjona  kërkon vetëm që fëmijët e saj mos të vuajnë. Ajo do që fëmijët të shijojnë fëmijërinë e tyre të shkollohen dhe të ecin përpara në jetë.

Erjona: Luisi, djali im në vend që të ulet, merr një thes dhe del për bidona, në vend që të mësohe. Nuk dua që ai të bredhi nëpër kosha plehrash, ata sakrifikojnë, më ikin fshehurasi dhe i sjellin thasët në derën e shtëpise. I drejtohem Elvisit dhe Sidritit të vënë dorën në zemër për këta fëmijë. Kërkoj ndihmën e gjithë shqiptarëve ku janë, dua që fëmijët të ecin përpara. Shpresoj që fjala ime si nënë të dëgjohet!

Gentian Çuko, kryefamiljari nuk i mabn dot lotët kur thotë se gjen ushqime nëpër kazanë të mbeturinave

Gentiani: kur nuk gjej bidonë, trishtohem them kalamajtë më ndelën pa bukë, të gjitha i mbledh, ndonjëhere nuk gjej gjë. Ndihem i fyer që arrita në këtë gjendje, e bëj për fëmijët që kam arritur në këtë pikë, fëmijët më shikojnë nga duart ca u coj për të ngrënë. Kur nuk kam gjë, u them babi do u sjelli nesër!

Zgjodha këtë rrugë, është rrugë e ndershme. Edhe nga koshi i mbeturinave kam ngrënë, të arrija të mblidhja nga koshi, edhe këtu kam arritur, shkoj në një kosh afër supermarketit, ato gjerat ua kam cuar u kam thënë, i bleu babi. Nuk qaj kurrë në sy të tyre, qaj nëpër kosha! Po nuk punova unë ata nuk hanë! Vajzat e vogla duan të hanë, nuk di si ti ushqej fëmijët, me këtë punë nuk mundem!

clirim cuko femijet kazanet mbetjeve ushqej
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Skandali i mbetjeve “Kurum”, mbërrijnë në Gjykatën e Durrësit 20 të arrestuarit

09:39 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.