Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar situatën e krijuar me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, duke i dalë në mbrojtje Metës, dhe duke hedhur akuza ndaj Kryetari i Komsionit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit.
“Kapja dhe lidhja e zotit Dvorani nga Rama është prodhimi i kësaj politike. Mospublikimi i dekreteve të Presidentit në Fletore Zyrtare dhe publikimi i vendimeve të KED, tregon haptas si përdoret sistemi i drejtësisë që shqiptarët mezi e pritën dhe tregon që lidhja e zotit Dvorani dhe kapja e tij nuk ka bërë gjë tjetër veçse kanë prodhuar këtë krizë ku jemi sot. Ngritja e Kushtetueses, nuk do të thotë që të mos jetë Dvorani. Është një sistem i kapur dhe është kapur nga kryeministri. Do të çmontohet ky grusht shtetit që ka ndodhur. Mazhoranca të mos vazhdojë të bllokojë më Gjykatën e Lartë.”
