Ditën e sotme, kryetarja e Lëvizjes Sociliste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me Partinë Demokratike. Nga vizita në Vlorë, Kryemadhi është shprehur në fjalën e saj se nuk ia kemi nevojën PD-së edhe pse kemi bërë një koalicion parazgjedhor.
Kryetarja e LSI ka bërë të qartë se LSI nuk ka nevojë as për Partinë Demokratike dhe as për Rilindjen e Ramës. Arsyeja kryesore e koalicionit është dashuria për vendin theksoi ajo.
Sot unë dua të jap një mesazh, ne si LSI jemi parti politike që është e majtë, e kemi bërë një koalicon parazgjedhor me PD jo se kemi nevojë për PD, nuk kemi nevojë as për rilindasit e Ramës por ne e duam vendin tonë e duke e dashur ne marrim përgjegjësi shumë më të mëdha që kanë të bëjnë jo vetëm me ne por me të ardhmen e të fëmijës që do lindi pas dy muajve, të atyre fëmijëve që sot duan të ikin në kopshte por familjarët s’kanë t’i paguajnë e të ardhmen e qindra mijëra fëmijëve të tjerë që do lindin në të ardhmen”, u shpreh kryetarja e LSI.
Kryemadhi gjithashtu shtoi se shanset për të dalë forcë e parë në Vlorë janë shume të mëdha, jo vetëm për të qenë forcë e parë në këtë qytet por edhe në gjithë Shqipërinë.
