Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryemadhi bën deklaratën e papritur: Në qershor do të mbahen edhe…

12:02 / January 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1547810676 Monika1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga Skrapari deklaroi se vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare, të cilat sipas saj ka gjasë që të mbahen në një ditë me ato lokale , të cilat janë dekretuar nga Presidenti Ilir Meta me 30 qershor.

Ajo bëri thirrje që të gjithë qytetarët të dalin në rrugë me synimin për të rrëzuar nga posti kryeministrin Rama, pasi siç tha ajo, mandatet që ka sot në parlament i ka siguruar përmes pazareve  të ndryshme.

“Një qeveri që rrit taksat  nuk meriton të qeverisë. Nuk do të janë zgjedhje lokale, por edhe zgjedhje të përgjithshme, sepse shqiptarët nuk do të pranojnë të qeverisen nga një qeveri e cila ka grabitur mandatet në parlament dhe i ka të blera. Nga Brukseli dëgjojmë një rrufe  në qiell të hapur, dëgjojmë se si komisioneri  Hahn shprehet se Rama ka mbajtur peng i reformave.  Kemi përballë një sfidë : Të Rrëzojmë Edi Ramën. Kudo që shkel, dëgjoj se edhe socialistë të ndershëm që janë të mërzitur me Rilindjen. Kur nuk ka socialist të ndershëm që suporton këtë njeri, tani duhet thënë se kushtet janë pjekur. Do të dalim në rrugë dhe do ta rrëzojmë Edi Ramën ”, tha ajo.

Në fjalën e saj, e para e LSI-së u shpreh se ka ardhur koha që populli duhet t’i japë një mësim të qartë politikës shqiptare jo për rrotacion, por si një shenjë dhe kërkesë llogarie për premtimet që ata bëjnë, ose në të kundërt  tha ajo, politikanët duhet të tërhiqen zvarrë nga posti i tyre.

“Duam t’i japim mësim politikës shqiptare që ai që jep premtime duhet ta mbajë ose në të kundërt meriton të tërhiqet zvarrë. Mos ndaloni duke kontaktuar vëllezërit, familjarët dhe miqtë tuaj. Nuk është nevoja të bëjmë rrotacion politik, por duhet të organizohemi duke mos lejuar blerjen e varfërisë së familjeve shqiptare, sepse duke bërë këtë do të na blejnë edhe shpirtin. Ta bëjmë shqipërime si shtëpinë tonë, kjo do të thotë të veprosh duke rrëzuar këtë klikë oligarkësh”, shtoi Kryemadhi.

Kryemadhi skrapar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.