Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryemadhi debaton fort me bashkëshortin e Kumbaros, gazetarin Furxhi: Mbështesni shembjen e Teatrit se vëllai juaj do vijë shef

22:42 / May 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryemadhi mona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, sot ka shkuar në Teatrin Kombëtar e shprehet se do të qëndrojë gjatë gjithë natës aty. Nga sheshi i teatrit, Kryemadhi ka zhvilluar një intervistë për emisionin “Kapital” që drejtohet nga Aleksandër Furxhi, i cili është dhe bashkëshorti i Mirela Kumbaros.

Kryetarja e LSI gjatë intervistë ka “kapur mat” moderatorin Furxhi, pasi i tha se ai ishte pro shembjes së Teatrit Kombëtar, pasi vëllai i tij do të marrë një pozicion të mirë.  “Sandri unë edhe sot kur erdha këtu mu tha se vëllai juaj ka ardhur shef arti te Teatri Kombëtar nga Vlora”, i tha Kryemadhi moderatorit Furxhi.

Debatet në Tv:

Furxhi: Keni denoncuar dje  Zotin Gogu? Pse nuk i keni thënë më përpara?

Kryemadhi: Po dje e firmosi.

Furxhi: Po ju pyes, se ju po flisni për të kaluarën e tij, por pse të kaluarën e tij po e zbuloni dje dhe sot?

Kryemadhi: Ju e dini shumë mirë që kur shqiptarve u del përpara syve kujtohen për ty. Sandri unë edhe sot kur erdha këtu mu tha se vëllai juaj ka ardhur “shef arti” te Teatri Kombëtar nga Vlora.

Furxhi: Nuk ka lidhje…

Kryemadhi: Nuk e di a është a e vërtet apo jo. Po ka lidhje ka. Këta janë shqiptarët, ata i thonë gjërat. A po e mbron Mirela Kumbaro, bashkëshortja juaj, shembejn e Teatrit Kombëtar sepse vëllai i Sandrit do vijë shef arti te Teatri Kombëtar.

Kryemadhi kumbaros shembjen vellai
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.