Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryemadhi i bën thirrje SPAK-ut: Mos shkoni me pushime, por arrestoni zyrarët për inceneratorët

09:41 / July 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 69
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një konferencë për shtyp, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme që prokurorët të mos shkojnë me pushime, por që të vënë para drejtësisë zyrtarët që kanë shkelur ligjin për skandalin me inceneratorët.

“Kush ka sy të shohë e vesh të dëgjojë e kupton qartë rolin e kryetarit të bashkisë së Tiranës për të bërë të mundur koncensionin korruptiv. Sytë e veshët e SPAK të jenë në funksion, SPAK të mos shkojë me pushime por të vendosë para drejtësisë shkelësit e ligjit dhe procedurave”. Kush ka sy të shohë, e kush ka veshë të dëgjojë, e kupton qartë rolin e kryetarit të bashksië Tiranë, për të bërë të mundur realizimin e koncesionit korruptiv të Tiranës.

Qytetarët presin që sy dhe veshë të ketë drejtësia. Erion Veliaj gënjen në komisionin hetimor: thotë se ka një gërmë G në Vendimin e Këshillit Bashkiak, kur JA, shikojeni, ku ka një gërmë G në këtë vendim që ai i referohet. Edhe sikur të kishte, ky vendim daton 1 muaj, pasi kontrata koncesionare ishte miratuar; dhe Erion Veliaj e kishtë dhënë dakordësine e Bashkisë Tiranë për të marrë përsipër 91 milionë euro pagesa, siç kërkohej paraprakisht për të vijuar procedurat koncesionare. Inceneratorët janë simboli i qeverisjes së vendit dhe koha nuk pret.

Nuk duhet të ekzistojë asnjë hezitim, asnjë aryse për intimidim, asnjë konflikt interesi, me të afërm në punë, apo leje pallatesh në Tiranë, Durrës, apo në çfarëdo qyteti të vendit. Këto probleme i kishte drejtësia e vjetër, ndërsa ne presim, shpresojmë dhe do mbështesim me fakte, prova dhe angazhim të përditshëm, që prokurorët e SPAK të bëjnë detyrën dhe ti shërbehet mbi të gjitha interesit qytetar”.

Monika Kryemadhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.