Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryemadhi i përgjigjet reagimit të Integrated Energy: Deklarata juaj është në rregull, por ka një problem të madh! 

21:31 / July 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monika 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratës së shoqërisë konçensionare së inceneratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV e cila mohoi sot se nuk ka lidhje me asnjë kompani të denoncuara në evazionin fiskal.

E ftuar në emisionin “Open”, Kryemadhi tha se deklarata e tyre është korrekte, por drejtimi i tyre është i gabuar. Kryemadhi sqaron se kur flitet për inceneratorin e Tiranës, kemi parasysh kompaninë nënkontraktore në pronësi të Klodian Zotos.

Ndër të tjera, kryetarja e LSI-së thotë se nga shoqëria konçensionare kërkon transparencë të investimeve të saj në inceneratorin e Tiranës.

“Në fakt ata e kanë bërë korrekt deklaratën. Por drejtimi është i gabuar i tyre, sepse ata quhen Integrated Energy BSV, kurse kur unë them inceneratori i Tiranës, është nënkontraktori. Ata janë përfituesit e konçensionit që duhet të investojnë në inceneratorin e Tiranës. Me një kusht që Bashkia e Tiranës do depozitojë mbetjet dhe incenerimin e tyre për 29 euro për ton.

Kompania është në rregull, por ka një problem se kompania ka nënkontraktuar Klodian Zoton, ITS-në. Ajo që unë kërkoj është që mungesa e transparencës, ose cila është arsye që Integrated Energy nuk na shpjegon dhe nuk na jep transparencën e investimeve të saj në inceneratorin e Tiranës. Me të vërtetë kjo kompani nuk ka lidhje me evazionin fiskal, por nënkontraktori i tyre, ka bërë evazion fiskal me 30 milion euro.

Duhet të kuptojmë që kjo është një skemë kriminale dhe korruptive e madh. Normal që ndoshta rastësia dhe këmbëngulja ka bërë që të zbardhet. Në këndvështrim, duket normale. Por në zbardhje është një skemë shumë e madhe korruptive. Në të gjithë paditë që kam depozituar në SPAK, dhe shtesëpadia që do bëj në ditët në vijim, janë beteja midis meje dhe inceneratorëve bëhet në Prokurorinë e Posaçme. Beteja do vazhdoj edhe politikisht.

Por nga ana faktike, nuk mund ta mohojë dot Klodian Zoto që me Integrated Technology Service, Integrated BV SPV i ka kaluar Klodian Zotos 25 mln dollarë. Ajo që është e rëndësishme, AlbTech Technology, janë dy kompani të tjera me të njëjtët pronarë”, tha Kryemadhi.

deklarate intergrated energy Monika Kryemadhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.