Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një konferencë për shtyp këtë të hënë para gazetarëve, konfirmoi se do të dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme një tjetër padi për inceneratorin e Tiranës. Kryemadhi shtoi se në të do të ketë dokumente të reja autentike.
“Sot jam këtu për të ndihmuar SPAK, kam bërë gati shtesë padie për të informuar me dokumente të reja autentike e të faktuara që ndihmojnë SPAK për inceneratorin e Tiranës, llokma më e madhe e kësaj afere korruptive që nuk është e vetmja, por është rasti më flagrant kur qeveria e Kryeministri janë kapur me presh në dorë”, tha Kryemadhi.
Po ashtu Kryemadhi shtoi edhe se janë rreth 24 kompani, që kanë bërë bashkëveprim financiar, shitje-blerje, me kompanitë e inceneratorëve, duke krijuar një evazion total në 189 milionë dollarë.