Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryemadhi ka një mesazh për gjithë VIP-at që mbështesin PS: Artistët bëhen lapanjozë, kanë përfunduar te garuzhdja e supës

21:59 / May 4, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryemadhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është shprehur se kryeministri Edi Rama i ka kapur mediat me kërcënime dhe shantazhe.

Komentet Kryemadhi i bëri teksa ishte e ftuar në emisionin “Log”., ku tha se disa mediave Rama u vendos tritolin dhe të tjera media i sekuestron, në tentativën e tij për t’i kapur. Kryemadhi sulmoi edhe artistët që i janë bashkuar fushatës së PS-së, duke i quajtur ata lapanjozë që kanë përfunduar te garuzhdja e supës.

“Belind Këlliçi është i paprovuar. Është shansi për të gjithë ne që të vendosim një model të ri në Bashkinë e Tiranës. Këlliçi nuk është 70 vjeç që do e mbyllë karrierën e tij, por do që ta vazhdojë karrierën e tij politike.

Pse këta njerëz janë kaq vulgarë në fushatën e tyre? Kur njeriu është i sigurt, nuk është vulgar. Kjo tregon pasiguri që ata kanë. Ata as nuk flasin për çfarë kanë bërë dhe nuk thonë se çfarë do të bëjnë. Unë nuk e shikoj Metën dhe Berishën fare të përfshirë në fushatë. Në takimet e Belind Këlliçit nuk janë. A ke ti fytyrën e Edi Ramës në gjithë posterat e Tiranës? Tani vuri Erion Velinë se thanë qytetarët kë do të votojmë, Ramën apo Veliajn? Një nga problemet më të mëdha që ka Rama është që demokratët të mos votonin për koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Posterat e Ramës ishin për unifikimin e opozitës. Një nga arsyet që ai hoqi posterat, ishte se ju kthye në të kundërt. Sepse Tirana nga njëra anë shihte Këlliçin që shpaloste fushatën…

Ju e parë vipat e Erion Velisë përfundojnë këta që lëvizin me Ferrari, duke shpërndarë një garuzhde supë për 5 milionë lekë. E ka parë njëri Bebe Rexhën që e kam goc daje në fushatën time? Vetëm në Shqipëri ndodh që artistët bëhen lapanjozë te politikanët. Në çdo vend të botës, politikanët i lëpihen artistëve, vetëm këtu ndodh që artistët nënshtrohen, depersonalizohen. Pas 14 majit do të merremi me pagesat që janë bërë për këta artistë.

Kur artistët kanë përfunduar te garuzhdja e supës, problemi janë këta që i kanë detyruar artistët të përfundojnë në këtë pikë. Këto janë gjëra që kanë për t’i zbardhur të tjerë. Paratë e ndërtimeve që përfundojnë me koncerte nga 500-600 euro pastaj. Edi Rama dhe qeveria i ka kapur të gjitha televizionet. Disave u vë tritolin, disa i sekuestron, etj dhe ti nuk mund të njohësh kush është kandidat në Rrëshen, Selenicë, etj”, u shpreh Kryemadhi.

mesazh Monika Kryemadhi VIP-at
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.