Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryemadhi: Koalicioni opozitar, flamuri i shpresës për shqiptarët

12:30 / April 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mona lului
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte e fundit mes aleatëve të PD-së që firmosi marrëveshjen e koalicionit opozitar. Për të vënë theksin në një sistem zgjedhor të lirë madje, LSI përfaqësohej në këtë takim me 50 përqind gra dhe 50 për qind burra, ku Kryemadhi shoqërohej nga Erisa Xhixho, Kejdi Mehmetaj, Petrit Vasili, Luan Rama dhe Endrit Brahimllari.

Duke folur për mediat Kryemadhi tha se tashmë ka strategji, platformë dhe alternativë të opozitës, që vjen si rezultat i agjendës opozitare të mirëorganizuar prej një viti e që përfundoi me nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

“Tashmë kanë strategjinë, platformën dhe alternativën e opozitës, është shumë e qartë, ju do të njiheni menjëherë mbas kësaj, vjen si rezultat i gjithë kësaj axhendë opozitare e mirëorganizuar prej 1 viti, e cila përfundon sot në nënshkrimin e një koalicioni të përbashkët opozitar përballë, një shteti të kapur nga krimi i organizuar, e cila garanton mbi të gjitha zgjedhje të lira dhe të ndershme. Them zgjedhje sepse votime ka bërë edhe Enver Hoxha, kanë bërë të gjithë diktatorët, por popujt nuk kanë zgjedhur kurrë, prandaj në Shqipëri do të ketë vetëm zgjedhje të lira e të ndershme ku shqiptarët janë të garantuar që të zgjedhin atë që duan dhe për atë që dëshirojnë t’i drejtojë dhe t’i udhëheqë. Përsa i përket të gjithë procesit dhe aksionit opozitar sigurisht që kjo marrëveshje është flamuri i shpresës për shqiptarët, për të rinjtë dhe të rejat dhe për të gjithë ata, të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe familjen e tyre në Shqipëri. Shqipëria është shtepia e shqiptarëve dhe duke qenë shtëpia e shqiptarëve, ne kemi për detyrë që t’iu garantojmë shqiptarëve të gjithë infrastrukturën, të gjithë sistemin për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri”, tha Kryemadhi.

E pyetur mbi deklaratën e ish deputetit të saj Përparim Spahiu, se është i gatshëm të hyjë në zgjedhje me Edi Ramën kryeminstër, për Kryemadhin nuk ka asnjë lloj tërheqje në qëndrimin e opozitës për largimin e kryeministrit.

“Absolutisht nuk ka asnjë lloj tërheqje, këtu nuk është problemi Edi Rama individ, këtu është problemi Edi Rama fenomen. Edi Rama, nuk po flasim për të birin e Kristaqit dhe Anetës, por po flasim për Edi Ramën i cili është telekomanda e krimit të organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar i cili e ka kthyer Shqipërinë në kështjellën mbrojtëse të grupeve kriminale. Mjafton të lexoni raportin e DASH dhe e kuptoni shumë mirë se çfarë është Shqipëria. Unë ju uroj gjithë të mirat, Zoti ju ruajt juve, Zoti i ruajt shqiptarët dhe ta bëjë këtë ditë një ditë simbol për të ardhmen dhe për zgjidhjen përfundimtare për ti dhënë fund një herë e përgjithmonë tranzicionit politik në Shqipëri. Shqiptarët meritojnë më shumë”, tha Kryemadhi.

Koalicioni opozitar Kryemadhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.