Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike në Vorë. Ajo ka folur për papunësinë që është rritur dhe premtimet e kryeministrit, të cilat sipas saj, nuk janë realizuar. Kryemadhi ka folur dhe per çështjen e shqiptarve azilkërkues, të cilët do të bëjnë që BE në 2020, sipas saj, te rivendose vizat.
‘Sot shqiptarët thonë se po presin një vend pune sepsë ka shumë të rinj që kan të vendos ë mbaruar bachelorin, masterin dhe janë të papunë. 300 mijë vende pune ka premtuar kryeministri po nuk janë hapur. Kemi dëgjuar se TVSH do ulet po çmimi i shqimeve është ngritur. Kemi dëgjuar se do kemi arsim falas, po është shtuar dhe TVSH gjithashtu.
E vetmja gjë që ka krijuar Edi Rama është rruga e trafikut të drogës në Europë. Ne sot një nga lehtësirat që kemi është lëvizja e lirë pa viza, por mos të harrojmë me mijëra shqiptarë kanë kërkuar azil. Kjo do të bëjë që BE në 2020 të vendos sërish vizat drejt vendeve europiane.
Sot kam zgjedhur të flasë për integrimin në BE. Sepse pak ditë më parë ju keni dëgjuar se disa punëtor kanë vjedhur me TVSH me kompanitë fantazma që ka krijuar Edi Rama. Kemi dy lloj standartesh, grabitjen e shqiptarëve me skema dhe nga ana tjetër biznesin e ndershëm.
Është kthyer tashmë te shqiptarët se kush vjen në pushtet, merr, ikën dhe largohet. Sot ne kemi vendosur të ndryshojmë këtë koncept te qytetarët dhe tek të rinjtë në veçanti’, tha Kryemadhi.