Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kryemadhi me të rinjtë e LSI në Jalë: Ditët që kemi kaluar kanë qenë ditë të vështira…

21:49 / August 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Monika Kryemadhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas disa kohësh larg vëmendjes politike, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shfaq mbrëmjen e sotme në kampin e LRI në Jalë. Kryemadhi tha se ditët që kanë kaluar kanë qenë më të vështirat për partitë politike dhe për vendin. Ajo tha se të rinjtë kanë një rol shumë të rëndësishëm në betejën përballë krimit të organizuar.

“Unë gjithmonë kam qenë organizatore kampit. LSI është shtuar këtë vit vetëm me vajza dhe është një gjë  emirë se thonë që është bereqet. LSI hyri si një forcë politike që theu monopolin e dy partive të mëdha. Le të jetë kjo javë e kampit të Jalës java e hapjes së aktiviteteve për 15 vjetorin e LSI sepse me 16 shtator LSI bëhet 15 vjeç.

Historiku i LSI është një histori e cila shumë prej nesh kanë kaluar vitet më të bukura të jetës, kemi kaluar momentet tona më të rëndësishme, por kemi kaluar edhe sfidat më të vështira. Sfidat janë ato që të rrisin e të forcojnë për të ecur përpara. Jemi rrëzuar e jemi ngritur. Mos i merrni shumë seriozisht lojërat politike që bëjmë ne këtu. Mos i shihni për të qenë lider menjëherë, lider është ai që fal dashuri për grupin.

Ditë që i kemi kaluar kanë qenë ditë të vështira, për partitë e gjithë politiken shqiptare, për institucionet, por këto ditë të vështira nuk janë asgjë përpara përgjegjësive që kemi ne të LSI. Ju të rinjtë keni një rol shumë të rëndësishëm. Është një betejë përballë një krimi të organizuar, është e vështirë, por përballja juaj në këtë sfidë do të jetë fitimtare sepse ëndrrat tuaja janë më të forta se makutëria  e klasës politike”, tha Kryemadhi

Jalë Kryemadhi LSI tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.