Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një takim me mbështetës së forcës politike që ajo drejton në njësinë administrative numër 8 në Tiranë.
Kryemadhi tha se në 16 shkurt duhet të jenë të gjithë që të protestojnë sepse nuk është një protestë e partive, por është një protestë për shqiptarët.
“Sot të gjithë shikojnë mundësi të vetme largimin nga Shqipëria. Prandaj 16 shkurti do të jetë një datë ku të gjithë do të mblidhen për të protestuar për hallin e tij. Prandaj në 16 shkurt ju do të jeni me gjithë familjet. Fjalime nuk do të ketë sepse njerëzit nuk kanë nevojë për fjalë , por kanë nevojë për reagim. Ndryshimi nuk është për të hequr një kryeministër dhe për të vënë një tjetër.
Protesta e 16 shkurti nuk është një protestë politike dhe nuk do ketë flamuj të partive, se nuk është e partive është një protestë e të gjithëve”, deklaroi Kryemadhi.
