Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryemadhi: Protesta e 11 Shkurtit nuk është për të rrëzuar Ramën

23:20 / February 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka konfirmuar pjesëmarrjen në protesën e 11 Shkurtit. Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion”, Kryemadhi ka thënë se kjo protestë nuk e ka qëllimin për të rrëzuar Kryeministrin Rama, por për të treguar pjesëmarrjen.

Monika Kryemadhi: Patjetër që do të marr pjesë si “Partia e Lirisë” në protestë, por më shumë do të thoja si qytetare. Nuk ka më rëndësi se kush është organizatori. Dita e shtunë është ditë pushimi. Kush ndihet më i varfër, të dalë dhe të protestojë. Njerëzit thonë se kush do të vijë pas këtij që ikën?

Blendi Fevziu: Po pse duhet të heqin Ramën?

Monika Kryemadhi: Sepse çdokush është më i mirë se Edi Rama, rasti i fundit me McGonigal tregoi se kryeministri siç pikturon në zyrë, ashtu bën dhe gjëra që inkriminojnë zyrën e kryeministrit. Në aspektin tjetër, një nga problemet më të mëdha është se harxhojnë kohë se kush jam unë e ti, nuk merren me qytetarët. Korrupsioni që ka zaptuar Shqipërinë, korruptoi dhe një nga zytrarët më të lartë të FBI.

Blendi Fevziu: Çfarë do të bëni të shtunën?

Monika Kryemadhi: Do të jem në protestë, vetëm “roza-rozina” uroj të mos ketë. Nuk besoj se do të jetë ashtu. Ndoshta e kanë menduar ndryshe. Dita e shtunë është për të treguar pjesëmarrje për të gjithë telendarët ndërkombëtarë që na kanë çarë veshët, ata që e kanë mbajtur me pekale Edi Ramën. Protestë për të rrëzuar Edi Ramën nuk është ditën e shtunë dhe të dielë kur nuk ka asnjë njeri në administratë. Administrata është pushim, ka mundësi të vijë me kapele dhe me syze e të marrë pjesë.

Monika Kryemadhi Protesta shkurt
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.