Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryemadhi: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë ato që Edi Rama përdor si struktura eskorte

14:57 / April 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1551611230 monika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka akuzuar kryemisnistrin Edi Rama se ka përfolur një grua që sapo është bërë nënë, pasi fjalës së tij nga Prrenjasi, ku tha se Miranda Rira do ketë më shumë kohë për të qëndruar me fëmijën pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Me perversitetin që e karakterizon, me pasionin për të poshtëruar gratë dhe vajzat që nuk i binden dëshirave dhe presionit të tij, Edi Rama ka guxuar paturpësisht të përflasë edhe Kryetaren e Bashkisë Prrenjas, e cila sapo është bërë nënë për herë të dytë. 
Miranda Rira ka pak ditë që është bërë nënë, por as në fjalosjet më banale shqiptare, as në kohët më të vështira, si asnjëherë kryeministri ka përfolur një grua që sapo është bërë nënë. 
Kjo ndodh jo vetëm për mungesën e respektit që ai ka për gratë e vajzat në përgjithësi, as për ato që në veçanti i shërbejnë dhe nuk guxojnë ti kthejnë fjalë, nuk ndodh as sepse ai përdor çdo gjë për të prodhuar lajm e për të tërhequr vëmendjen nga kriza. 
E gjithë kjo përbuzje për gratë vjen prej formimit të tij, prej mënyrës si e ka ndërtuar jetën dhe karrierën ku gratë kanë qenë të keqpërdorura prej tij. Duke harruar se vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë ato që Edi Rama mendon apo përdor si struktura eskorte, nuk janë ato që presin që jetën dhe karrierën tua ndërtojë ekipi i rilindjes. 
Vajzat dhe gratë shqiptare janë dinjiteti i shoqërisë dhe forca e familjes. Janë ato që sot më shumë se kurrë e kuptojnë dhe luftojnë për një jetë më të mirë për veten dhe familjen dhe për më shumë dinjitet në një shoqëri të marrë peng nga qeverisja e bandave. Shqipëria shtëpia juaj!”, 
shkruan Kryemadhi.

Kryemadhi miranda rira
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.