Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryemadhi: Vuçiç më i zgjuar se Rama

19:15 / March 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2813699b 012a 44b5 90db 57a2c93d3d63
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë përpara protestës së paralajmëruar nga opozita, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se nuk ka të bëjë vetëm me protestën politike por për protestën ekonomike të qytetarëve.

Ajo bëri të ditur se në mbledhjen e sotme të grupit, do të diskutohet “që të bëhemi gati për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme, sepse ne jemi të bindur që do të shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve, dhe po mobilizojmë shtabet elektorale për ti bindur se po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme”.

Kryemadhi deklaroi se shteti shqiptar sot është i kapur, dhe kapja e tij sipas saj, ka pasuruar pesë veta dhe ka varfëruar më shumë shqiptarët.

“Protesta e nesërme është vazhdimësi e protestave jo të opozitës por të shqiptarëve. Ka ardhur koha që politikanët të japin llogari para popullit dhe ta kenë frikë popullin. Iligjitimiteti i parlamentit është bërë për ne më shumë se normale. Nëse deputetetët hyjnë në parlament me subvencion me paratë e fermerëve zoti e ruajtë Edi Ramën. Nëse këta deputetë kanë hyrë në mënyrë kontrabandë por që  do të mundësojnë uljen e çmimeve, të kadastrave, të energjisë etj, do të ishte një mrekulli. Por sot kemi rritje të energjisë, të shërbimeve, të taksave, të tarifave”.

85873043 54c3 40d1 bdb8 ec5d34fd66b1

Kryemadhi foli përpara gazetarëve edhe për përzgjedhjen e kandidatëve në radhët e partisë që drejton për zgjedhjet e lokale dhe të përgjithshme. “Ne nuk do të lejojmë kandidat me të kaluar kriminale, me një mandat që ju shërben oligarkëve por me një mandat që ju shërben qytetarëve”.

Ajo bëri edhe krahasimin e situatës politike midis Shqipërisë dhe Serbisë për shkak të protestave të vazhdueshme në të dy vendet përkatë. “Vuçiç u tregua më i zgjuar se Edi Rama dhe më i shpejtë se ai, pasi i pranoi dhe i shpalli zgjedhjet e parakohshme, ftoj Edi Ramën që të bëjë të njëjtën gjë”.

Kryemadhi Monika Kryemadhi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Macron me syze të errëta te Rama me atletet e bardha, The Guardian veçon momentet më pikante nga Samiti i NATO-s në Ankara

14:14 / July 8, 2026

Atletet e Ramës tërheqin vëmendjen e Mark Rutte, ja si reagon Donald Trump

12:38 / July 8, 2026

Beqiri: Albin Kurti i dha mbështetje Berishës, protesta u përdor për interesa politike

12:02 / July 8, 2026

Rama: Financimi me 4 milionë euro i koncertit të Kanye West mbron imazhin e Shqipërisë dhe sjell mbi 100 milionë euro në ekonomi

10:28 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.