Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryemadhi “zbulon” skenarin e Metës, jo mandat për formim qeverie për partinë e parë nëse s’ka 71 mandate. A do tentojë ta emërojë vetë kryeministrin?

10:23 / November 3, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta monika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është e bindur se opozita e bashkuar do të fitojë në 25 prill, madje tha se Rama do të dalë i treti ose i katërti në zgjedhje, pasi dy vendet e para janë të zëna.

E pyetur nëse do të ketë rrjedhje mandatesh deputetë nëse PS del forcë e parë politike, Kryemadhi u përgjigje: “Kushtetuta thotë: partia me koalicionin fitues ose partia fituese.

Rama nuk ka shans të jetë i pari, po doli i treti ose i katërti, sepse i pari apo i dyti janë të zënë. Mos u çudisni kur të thotë pas një javë që nuk hyj në zgjedhje.

Rama kishte frikë të hynte në zgjedhje, e mbani mend kur bëri referendum me Ben Blushin. Kështu që nuk ja heqim dot frikën në përballje me popullin”.

Kryemadhi i referohet nenit 96 te Kushtetutes, duke “zbuluar skenarin e Metës që pas zgjedhjeve të 25 prillit të mos mandatojë partinë e parë për të filluar negociatat dhe formuar kabinetin e ri qeveritar, nese nuk ka të certifikuar 71 mandate deputeti.

“Neni 96 i Kushtetutes thotë:

1.Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.

2.Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve.

3.Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.

5.Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin”.

Pra Meta tenton qe nese Rama nuk arrin te marre 71 mandate, nuk do te mandatohet per forumin e qeverise se re, as partia e dyte, por do propozoje vete nje kryeminister, sipas pikes 2 te nenit 96 te Kushtetutes, dhe ta hedhe ne Kuvend per miratim. Duke tentuar te shmange PS qe ka qene historikisht parti e pare dhe Ramen si kryeminister.

Nese as ky emer nuk miratohet, atehere shperndan Parlamentin dhe kalon vendin ne zgjedhje. Ketu me sa duket e kane burimin kercenimet e Metes se nuk do pranoje fitoren e kesaj mazhorance me 25 prill!

Në lidhje me Kodin e ri Zgjedhor, i cili u miratua në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca, Kryemadhi tha se ky kod nuk do të ndikojë tek opozita.

“Ajo që dua të theksoj është se çështja e komisionit të Venecias nuk ka të bëjë me votën në kuti, por me kalkulim votash apo si do sillet në fund të ditës secili nga ne.

Kështu që strategjia e opozitës, pavarësisht kodit zgjedhor që ka miratuar parlamenti ilegjitim, nuk ka të bëjë dhe nuk ndikon në punën e opozitës për të organizuar që në 25 prill të shkojnë në kutitë e votimit dhe të ndëshkojnë rilindjen dhe të vlerësojnë alternativën e opozitës së bashkuar”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.