Zyrtarët e inteligjencës perëndimore deklaruan ditën e djeshme se lufta në Ukrainë mund të vazhdojë deri në fund të vitit të ardhshëm dhe shprehën mundësinë se Rusia mund ta fitojë luftën në Ukrainë, shkruan skynews.
“Putin ka një ushtri të madhe por edhe një pozicion politik shumë të vështirë sepse me pushtimin e Ukrainës, ai ka bërë një gabim katastrofik,” tha Johnson.
“E vetmja mundësi që ai ka tani është të vazhdojë të përpiqet të përdorë qasjen e tij të tmerrshme, duke u përpjekur të shkatërrojë ukrainasit. Dhe ai është shumë afër krijimit të një ure tokësore në Mariupol. Jam i frikësuar se situata është e paparashikueshme në këtë fazë. Dhe duhet të jemi realistë për diçka të tillë”, shtoi kryeministri britanik.
