Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kryeministri Conte: Shkollat rifillojnë më 14 shtator nën masa sigurie maksimale

22:03 / June 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
conte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkollat në Itali do të rihapen më 14 shtator. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri italian, Giuseppe Conte, ku ka lajmëruar se më 14 shtator të gjithë nxënësit do të rikthehen në shkolla, të cilat që prej marsit janë mbyllur për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Shkollat do të rihapen në këtë datë me një sërë masash, që supozohet të garantojnë distancimin shoqëror dhe sigurinë maksimale”, tha Conte gjatë një konference për shtyp.

“Shkolla është në qendër të politikës së qeverisë. Qeveria ka punuar shumë me botën e arsimit në tërësi, për të përcaktuar udhëzime për rihapjen e shkollave”, siguroi ai.

“Ne jemi më të përgatitur me udhëzimet, për t’u kthyer më të sigurt në shtator. Kemi vënë në dispozicion një miliard euro shtesë për investime të mëtejshme në shkolla, të cilat do të na lejojnë të kemi një shkollë më moderne, më të sigurt dhe gjithëpërfshirëse. Dhe në ;Fondin e Rimëkëmbjes; një kapitull i rëndësishëm do t’i kushtohet ndërhyrjeve në shkolla’- tha kryeministri italian.

“Mbyllja e shkollave ishte një zgjedhje shumë e dhimbshme dhe askush të mos mendojë se qeveria e pati të lehtë ta merrte. Ne duam klasa më pak të mbushura, nuk tolerojmë klasat e tejmbushura me nxënës”- shtoi më tej Conte.

Direktivat e Ministrisë italiane të Arsimit parashikojnë një sërë masash për të parandaluar infektimin me COVID-19, përfshirë hyrje dhe dalje me radhë, klasa të veçanta për grupmosha të ndryshme nxënësish, orë mësimore 40-minutëshe në vend të 60, pjesërisht arsim në distancë, etj.

Që nga nisja e pandemisë në Itali kanë humbur jetën si pasojë e virusit vdekjeprurës 34.708 persona dhe 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ndodhi dy herë, nuk mund ta duroj më”, Melania bën xhiron e rrjetit, eksperti i leximit të buzëve zbulon çfarë i tha Trumpit gjatë aktivitetit në Uashington

19:01 / August 24, 2026

Franca miraton ligjin, ndalon telefonat celularë në të gjitha shkollat e mesme nga shtatori

18:20 / August 24, 2026

Prokuroria zbardh detajet e ngjarjes në Kosovë, 26-vjeçari vrau gruan tetë muajshe shtatzënë. 

13:38 / August 24, 2026

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.