Petrit Vasili ka reaguar në Facebook pas fjalës së Ramës në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Ky i fundit tha se pati dezinformim për samitin e Berlinit, dhe se nuk u fol për çelje negociatash por për bashkëpunimin rajonal.
Vasili nga ana e tij thotë se Rama la Shqipërinë pa negociata dhe Kosovën pa viza. “Shkurt,u soll si shkollëpak, pa klas, me një provincializëm lipizhari dhe lypës për cepa buzëqeshjeje apo tokje të rastësishme krahësh”, thotë ai.
Por çfarë ndodhi në Berlin, sipas Petrit Vasilit:
1.Ja mbyllen gojen per projektin e poshter te shitjes se teritorit te Kosoves.
2.Shqiperine e la pa hapjen e negociatave per te cilat genjeu nje vit rresht shqiptaret.
3.La Kosoven pa viza per shkak te shtetit te tij te kriminalizuar.
4.E perfaqesoi Shqiperine per faqe te zeze me ata derdimene,qe kishte marre me vete dhe me te cilet gajaset Shqiperia.