Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale lajmin se për herë të parë që nga fillimi i pandemisë janë bërë 24 orë pa u paraqitur urgjencë mjekësore në spitalin infektiv.
“Sapo kanë kaluar 24 ORËT E PARA pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020😍”, thotë Rama në postimin e tij të shoqëruar me përqafimin e gëzuar të dy mjekeve.
Në Shqipëri procesi i vaksinimit ka nisur që në janar, ndërsa prej ditësh tashmë shënohen shifra të ulëta të infektimeve dhe humbjes së jetës.
🟢 LAJM I BUKUR Sapo kanë kaluar 24 ORËT E PARA pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020😍💪🙏
Posted by Edi Rama on Saturday, 8 May 2021