Kryeministri shqiptar Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Italinë, konkretisht muzeun “Galleria degli Uffizi” në Firenze.
Rama është shoqëruar në këtë vizitë nga Drejtori i këtij Muzeu, Elke Schmidt dhe nga kryetari i Bashkisë së Firenzes Dario Nardella.
Nuk dihet ende arsyeja e vizitës së Kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në shtetin fqinj. Rikujtojmë se Rama arritoi të fitojë zgjedhjet e 25 prillit dhe tashmë do të jetë Kryeministër i vendit për herë të tretë.
